Ambasada e SHBA reagon pas dorëheqjes së Bashës: Vendimi meriton RESPEKT! Mbështetja jonë për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit mbeten të pandryshuara!

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, duke e vlerësuar vendimin e tij, si “vënie të interesave të partisë mbi ato personale”.

Ambasada e SHBA thotë se një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë.

Në fund të reagimit të ambasadës thuhet se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara.

Mesazhi i plotë:

Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqësisë së vërtetë. Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian; dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua. Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë mbeten të pandryshuara.

Zjarr Tv Ad