Komisioni i Rithemelimit i është përgjigjur nënkryetarit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibajt, i cili kërkoi tërheqjen e ish-kryeministrit Sali Berisha,
Ka qenë zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, e cila përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se nuk është koha për “ultimatume”.
Sipas Garos tani është koha për fillimin e një procesi të hapur i cili kalon vetëm përmes votës së lirë të demokratëve.
Postimi i plotë:
Akti i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partise Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44 mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie.
Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire.
Tani nuk eshte koha per te nxjerre “ultimatume” apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve.
Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules.
Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!