Spahiu nxjerr prapaskenat e dorëheqjes së Bashës, plas ‘bombën’: Ka zhgënjyer thellë trupin diplomatik, mban kontakte të fshehta me Berishën

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i kreut të PD. Në deklaratën e tij Basha u shpreh se është i vendosur që të ndihmojë në çdo mënyrë ringritjen dhe bashkimin e demokratëve, duke qëndruar sërish deputet dhe pjesë e rëndësishme e PD-së. Mbi këtë vendim ka reaguar juristi i njohur Kreshnik Spahiu.

Postimi i Spahiut:

“A besoni se “lufta” Berisha-Basha ishte lojë apo e vërtetë?

Lulzim Basha deklaroi para 4 muajsh se do udhëtonte në SHBA, si mysafir i Departamentit Amerikan të Shtetit. Çuditërisht vizita e tij u anulua sërish dhe në Maj mbush plot 5 vjet që ai s’ka shkelur në tokën amerikane

Po cila është arsyeja e vërtetë që u anulua vizita e fundit e Lulzim Bashës në SHBA?

Dyshime të forta hedhin dritë-hije mbi një tentativë për marrëveshje mes Bashës dhe Berishës, sepse të dy kanë ruajtur ende kontakte të fshehta mes tyre.

7 muaj më parë të gjithë u çuditën kur në media thashë: se nuk besoja në vërtetësinë e përplasjes Berisha-Basha.

Populli ynë në tërësi i dashuron telenovelat, madje brezi i tretë i përjeton telenovelat turke si reale dhe mbajnë zi kur vdes personazhi kryesor.

Një pjesë e shoqërisë tradicionalisht ka vendosur madje edhe emrat fëmijëve kur lindin sipas aktorëve të preferuar në filmin e kohës.

Pas tymit dhe levave kokës në oborrin e Partisë Demokratike, filmi u bë i besueshëm nga teleshikuesit.

Po sa reale apo e sajuar është telenovela Berisha-Basha?

– Basha dhe Berisha ruajnë ende kontaktin mes tyre dhe komunikojnë rregullisht online gjë e cila ka zhgënjyer thellë trupin diplomatik.

– Basha dhe Berisha mund të kenë aktruar, jo për të gënjyer me filmin e tyre teleshikuesit shqiptar, por “turbulluar” diplomatët amerkian.

– Basha ka inskenuar një përplasje fiktive për tu justifikuar tek amerikanët se gjoja tentoi ta hiqte Berishën nga politika dhe partia, por demokratët rezistuan dhe nuk pranuan.

– Basha dhe Berisha kanë luajtur ‘teatër luftash’ me qëllim justifikimin e drejtimit të dubluar 8 vjet, për të krijuar imazhin se Basha ishte i pavarur nga Berisha.

– Basha dhe Berisha nuk kanë luftuar realisht pasi asnjë nga akuzat ndaj njëri-tjetrit nuk është serioze, pavarësisht se ata dinë shumë afera dhe gjithçka nga pasuria që ka secili. Akuzat janë sipërfaqësore në kuadrin e sharjeve (besë-prerë, komunist, tradhëtar, anti-amerikan etj etj). Këto nuk perbejnë akuza penale por thjesht odendime ordinere dhe mediatike.

– Basha dhe Berisha ndoshta improvizuan një “luftë” mediatike për justifikuar legjitimimin e rikthimit te doktorit si kryetar të PD.

– Basha dhe Berisha sajuan një luftë sepse amerikanët nuk pranuan dorëheqjen e Bashës, por ja kërkuan pa kushte largimin e Berishës.

7 muaj më parë askush nuk besoi se kjo “luftë” ishte Teatri i radhës, madje edhe sot shumica beson se bravat, çelësat, gazi lotsjellës janë armët e gjakmarrjes Basha-Berisha dhe se nuk ka kthim pas në çiftin dhe dashurinë e hershme mes tyre.

A thua kaq trim ishte Lulzim Basha sa të guxonte t’a poshtëronte Berishën dhe t’i rrëmbente “pronën” e tij.

Jo! Lulzim Basha nuk është as trim dhe as idiot, thjesht është një specie prej kauçuku apo pa shtyllë kurrizore dhe këtë radhë kishte mision të aktronte si “pro-amerikani” që tentoi ta largonte doktorin.

Kjo ishte skema dhe skenari për të neutralizuar Ëashingtonin dhe për ti bindur që Berishën po e kthen populli dhe jo Basha me dorëheqje.

Amerikanët e kuptuan së fundmi se këta bëhen bashkë kundër gjithë botës kur ju rrezikohet by*a dhe karrigia.

Kjo është arsyeja pse Amerika po hesht ndërsa Europa është bindur se duhen larguar të dy nga politika.

Asnjë ambasador i huaj nuk besonte se Basha do i lëpihej sërish Sali Berishës……

Ai ishte dhe mbeti një aktor në dramën e mijëra demokratve që enden rrugve prej një dekade!”, shkruan Spahiu.

Zjarr Tv Ad