Gazment Bardhi ‘shkurt’ nga hyrja anësore e PD-së: Deputetët e pezulluar të kapërcejnë veten

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur shkurtimisht për mediat, një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i kësaj force politike.

I pyetur nga gazetarët se si do të bashkohen demokratët me njëri tjetrin pas largimit të Bashës, Bardhi tha se deputetët e pezulluar, që tashmë janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit duhet të tejkalojnë vetveten.

“PD bashkohet kur secili prej nesh, dhe anëtarët e pezulluar të grupit, kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD dhe të demokratëve”, tha Bardhi, teksa i drejtohej selisë nga dera anësore.

Zjarr Tv Ad