Çmimet e karburanteve, reagon kreu i Dhomës së Tregtisë Amerikane: Bordi i Transparencës, mekanizëm i pazakontë! Ndërhyrja e qeverisë lë vend për arbitraritet në tregun e lirë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Amerikanë në Shqipëri, Enio Jaco ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve në vendin tonë.

Jaco komenton dhe vendimin e qeverisë për të ngritur një Bord Transparence që sipas tij është mekanizëm i pazakontë në tregun e lirë.

Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë Amerikane, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në rregullimin e çmimeve gjë që sipas tij mundësi për arbitraritet dhe premisa të gabuara në treg. “Së fundmi, qeveria ka ngritur Bordin e Transparencës për mbikëqyrjen e çmimeve, një mekanizëm i pazakontë (jo në raste krizash) në funksionimin e rregullave të tregut të lirë.

Çmimi i karburantit në Shqipëri ka qenë gjithmonë i lartë. Në fakt, Shqipëria radhitet ndër vendet më të larta në botë për çmimin e karburanteve në raport me të ardhurat mesatare.

Shkak i kësaj situate kanë qenë politikat e cunguara mbi rregullat e tregut të lirë, funksionimin e çmimeve dhe sistemin e taksave etj. Pikërisht në këtë moment, duhet vlerësuar niveli i konkurreshmërisë së tregut – nëse çmimet jane më të lartat në botë për të ardhura popullsie atëherë diçka nuk shkon me nivelin e konkurrencës. Taksat mund të adresohen me politika të përkohshme lehtësuese ndërsa konkurrenca duhet të rritet ndjeshëm në mënyrë që të prevalojnë presionet mbi uljen e çmimeve.

Por menaxhimi i çmimeve është detyrë e sektorit privat dhe jo e qeverisë. Qeveria do e ketë të pamundur t’i menaxhojë suksesshëm këtë proces, sepse është tepër kompleks dhe nuk i ka mjetet e duhura për ta bërë. Koha dhe historia globale ka treguar që vetëm tregu i lirë dhe konkurrent krijon çmimet më të mira për konsumatorin. Qeveria mund të përmirësojë kushtet për funksionimin e duhur të tregut, por ndërhyrja në rregullimin e çmimeve lë vend për arbitraritet, dhe krijon premisa të gabuara për lirinë e tregut”, thekson Jaco.

Zjarr Tv Ad