Presidenti ilir Meta ka pritur sot kreun e bashkisë së Maltepe të turqisë Ali Kiliç, me të cilin ka folir për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Ndër të tjera ai e ftoi kreun e shtetit për një vizitë zyrtare në Turqi, të cilën Meta e ka pranuar.
Postimi:
Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.
Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!