Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka postuar një foto me ish kryeministrin Sali Berisha një ditë pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të partisë.
Në mbishkrimin e vendosur në foto, Kokalari shkruan “Gëzuar ditën e parë të konservatorizmit shqiptar”. Me këtë rast, kujtojmë se në datën 23 mars të vitit 1992, PD mori shumicat e votave të shqiptarëve duke shënuar edhe rënien e partisë së Punës nga pushteti.
Me anë të këtij postimi duket sikur Kokalari kërkon të përçojë një mesazh sa i përket kthimit të partisë Demokratike në një parti me tipare konservatore shqiptare bazuar në modelin e partive konservatore në SHBA.