Zbulohet kandidati i parë që do të garojë përballë Berishës për kreun e Partisë Demokratike

0
2511
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dorëheqja e Lulzim Bashës i ka hapur rrugën zgjedhjeve të reja në Partinë Demokratike. Pas Sali Berishës, i cili e ka deklaruar se do të kandidojë për të ardhur edhe nëjherë tjetër në krye të PD-së, në garë do të futet edhe Fatbardh Kadilli.

Ai u shpreh në një intervistë në Dritare.net se do të kandidojë për t’u bërë kryetar i partisë, por me një kusht, vetëm nëse dotë ketë një proces që do të garantojë mundësi për garë reale.

“Unë jam i bindur që kam çfarë t’i kontribuoj dhe propozoj PD-së. Kam propozuar me manifestin tim në garën e kaluar mënyrën sesi ngrihet Partia Demokratike, sesi riformatohet opozita. Mbetem i angazhuar për ta përsëritur propozimin tim të sjellë në kohë, për ta pasuruar me më tepër vlera, por sot jemi në një ralitet të përçudnuar. Kemi dy Parti Demokratike, një mbrapa zotit Berisha, që ka shumicën reale brenda partisë, dhe një PD që ka selinë, vulë, por më pak numra, që mbështesin zotin Basha.

Nëse këto 2 parti do të vazhdojnë të injorojnë njëra tjetrën, kjo do jetë fatkeqësi e emadhe dhe s’ka vend për garë. Nëse grupi i deputetëve që ka marrë drejtimin e partisë, që nuk do jetë në shërbimin e Bashës apo Berishës, atëherë do ketë një proces tek i cili ka hapësirë dhe krijohet mundësi për mua dhe për të tjerët, dhe u natyrisht te propozimet e mia, vetja ime do jetë atje”, tha Kadilli.

Kujtojmë se Fatbardh Kadilli kandidoi edhe në 13 Qershor 2021 përballë Lulzim Bashës, Edith Harxhit dhe Agron Shehajt, por nuk arriti të fitonte.

Zjarr Tv Ad