U përfol se do të bëhej kryetar partie, REAGON Florjan Binaj

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i humorit Florjan Binaj është përfolur shumë së fundi se do të largohet nga “Portokallia”, pasi do të angazhohet në politikë, madje se do të krijojë një parti të re.

Ai ka reaguar, duke hedhur poshtë lajmet që qarkulluan ditën e sotme nëpër medie të ndryshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktori thotë se ata që duan të dinë të vërtetën, le ta ndjekin në Instagram.

“Shoh lloj lloj port’halesh që shkruajnë që e kam lënë Portokallinë për t’u bërë kryetar partie…

Të dashur miq dhe mikesha,

E para, flini të qetë se po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj!

E dyta, arsyeja përse këto port’hale bëjnë tituj të tillë, është që ju të hyni brenda dhe mes rreshtave që lexoni, të shikoni reklamat të cilat sponsorizojnë këto port’hale!

E treta, nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh lajmin nga Instagrami im, aty ku buron, jo aty ku kundërrmon!

Faleminderit!”- shkruan Binaj.

Zjarr Tv Ad