Deputetët e PS në terren për çmimet, Balla: Asnjë hapësirë për ata që abuzojnë në kurriz të qytetarëve

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla thotë se deputetët socialistë do të dalin në terren , për t’ju bashkuar punës së ministrave, shkruan newsbomb.al. Këta të fundit kanë dalë në zonat e tyre për të parë zbatimin e qeverisë për çmimet.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se do të kontrollohen në terren çmimet dhe respektimi i tyre, për të ndaluar spekulantët që të abuzojnë në kurriz të qytetarëve. Pas seancës plenare që do mbahet nesër, deputetët do dalin në terren.

“Çështjet që lidhen me zbatimin e paketës së rezistencës. Ne do të miratojmë së shpejti katet normative përkatëse. Edhe deputetët e Grupit Parlamentar të PS do t’i bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme krahas me gjithë qytetarët e vendit për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit, kontrollit dhe respektimit të çmimeve në mënyrë që mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarëve në këto kohë të vështira”, u shpreh Balla.

“Nesër do të kemi në Kuvendin e Shqipërisë një mocion me debat, të iniciuar nga grupi Parlamentar të Partisë Demokratike. Debati do të zgjasë 3 orë ku secili nga grupet do të ketë peshën që i takon. Me të mbaruar seanca nesër të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PS do të jenë në territori”, shtoi politikani i majtë.

Zjarr Tv Ad