Nga Ylli Manjani: Uji faturohet si nafta!

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani/

“Bjerini në top shoqe e shokë qeveritarë!
Qëndisini mirë ato faturat e ujit e dritave!
Për sa kohë që ju votojnë, mos ja ndani! Deri në palcë.
Po të paktën na kurseni fyerjen e inteligjencës.
Uji, fjala vjen, faturohet si nafta.

Kjo e fundit e ka vlerën në depo 90 lekë për litër, por ngarkohet me 125 lekë taksa, tatime e tarifa të tjera. Uji, kushton 1000 lekë, por ngarkohet me 1200 taksa e tarifa.
Pra formalisht nuk rritet çmimi, sepse faktikisht ngarkohet me taksa e detyrime që e tejkalojnë çmimin. Kujtoj se shteti kur vendos tarifë nënkupton mbulimin e kostos së produktit të shet, dhe kostot e gjithë shtetit dhe koncensioneve.

Ligjërisht të paktën këto koncepte janë të ndara… apo ç’e do ligjin?! Aty në ato ujra notojnë dhe faturat e energjisë. Ngarkesa taksash e tarifash që faktikisht rrisin çmimin e energjisë. Faturat mujore poshtë 10 000 lekëshit ka vite që nuk i shohim më…
Matësat, kam idenë se janë kot. Këto nuk janë fatura lufte, por luksi.
Bjerini këtij mileti se e meriton, përderisa ju voton! Na bini edhe neve që s’u votuam, përderisa hamë në një çanak me votuesit tuaj…”

Zjarr Tv Ad