“Çmimet do të jenë të larta deri në 2023”, Guvernatori Sejko: Pavarësisht krizës, ekonomia shqiptare do të rritet

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Guverantori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dekkaruar këtë të mërkurë se rritja e çmimeve të produketeve bazë dhe të lëndëve të para, do të vazhdojnë deri në vitin 2023.

Sejko tha në një konference për shtyp se pavarësisht krizës globale, ekonomia shqiptare sipas tij do të rritet përgjatë vitit 2022 dhe në vijim.

“Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2022 dhe në vazhdim. Ky gjykim mbështetet në supozimin e mos-përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Nga ana tjetër Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerëson se inflacioni do të qëndrojë mbi objektivin edhe në 2 vitet në vazdhim.

Të dhënat që vijnë nga tregjet ndërkombëtare tregojnë se çmimet do të vazhdojnë të mbeten të larta edhe gjatë vitit 2022 dhe vitit 2023. Përtej kësaj situata ekonomia shquiptare ka shfaqur shenja të qarta rimbëkëmbje”, tha Sejko.

Zjarr Tv Ad