I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i shumëkërkuari në Dibër (Emri)

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia ka rënë në prangat e policisë së Dibrës. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Roland Farruku 45  vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas,  e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Strukturat hetimore të DVP Dibër dhe Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Roland Farruku 45  vjeç, banues në Peshkopi, Dibër. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Ankonas,  e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Zjarr Tv Ad