Salianji pas mbledhjes së Kryesisë së PD: Të hiqen ultimatumet, ndryshe nuk ka negociata, demokratët duhet të bashkohen

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Ervin Salinaji ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike. Ai është shprehur se në këtë mbledhje kanë insistuar për bashkimin e PD.

Salianji tha se duhet të ulen të flasin dhe të bashkohen pa i vendosur një ultimatum njëri tjetrit, por duke u tërhequr të dyja palët.

“Kanë insistuar që PD të bëjë cdo hap për bashkimin e PD, mos nisim ka pikat që na ndajnë por ata që na bashkojnë. Është momenti për të reflektua dhe për të bërë pas në ambiciet e veta. PD duhet të ketë bashkëpunim që të ketë kështu edhe mundësi të jetë fituese.

Negociatat nuk vendosen me ultimatum por me tërheq nga të dyjat paletë. Po i kërkon negociata Putin presidentit ukrainas e jo më ne që jemi në një parti politike. Të ulemi dhe të vendosim bashkë.

Nuk flasim me emra, parimet janë dhe të gjithë janë përjashtuar. Ne ata dhe ata ne. Të ulem dhe të flasim na bashkojnë më shumë vlera sesa na ndajnë” tha Salinaji.

Zjarr Tv Ad