Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Madeleine Albright: Grua e shquar dhe mike e Kosovës deri në fund!

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Madeleine Albright, ish-Sekretarja e parë femër e Shtetit në Shtetet e Bashkuara.

Pëmes një postimi në facebook, Kurti shkruan se Albright mbetet një grua e shquar me moral të lartë, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë.

“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare””, shkruan Kurti.

Ndërkohë, ka ardhur dhe një reagim nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili thotë se  Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e zonjë Albright për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

“I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright.

Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë, angazhimin e saj për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta për Familjen, miqtë dhe popullin amerikan!

Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.

Zjarr Tv Ad