Kryesia del me qëndrim për zgjidhjen e situatës mes demokratëve: Ftojmë në dialog kolegët e palës tjetër

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryesia e PD pasi ka përfunduar mbledhjen, ka dalë dhe me qëndrimet e saj dhe bën thirrje që të shmanget gjuha e urrejtjes, shantazhi dhe përçarjes mes demokratëve.

Kryesia bën thirrje që të ndërprehet menjëherë çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e parties. Gjithashtu Kryesia bën thirrje dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër.

QËNDRIM I KRYESISË SË PARTISË DEKOKRATIKE, 23 MARS 2022

  1. Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.
  2. Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.
  3. Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH.
Zjarr Tv Ad