Pas samitit të NATO-së, Olta Xhaçka niset drejt New York-ut për takimin e rëndësishëm

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas samitit të NATO-s, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, është nisur drejt New Yorkut, aty ku dhe ditën e nesërme do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Ministrave të Jashtëm, të “Grupit të Miqësisë mbi Përgjegjshmërinë/Llogaridhënien”, referuar agresionit rus në Ukrainë.

“Grupi i Miqësisë mbi Përgjegjshmërinë/Llogaridhënien” do të pozicionohet në New York dhe Gjenevë dhe do të ketë si qëllim shkëmbimin e informacionit ndërmjet shteteve, organizatave ndërkombëtare, institucioneve dhe shoqërisë civile, duke optimizuar procesin e llogaridhënies dhe drejtësisë por dhe angazhimin e shteteve më të vogla në këtë proces.

Të pranishëm në këtë takim do të jetë Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim A.A Khan.

Ky takim do të zhvillohet në intervalin kohor 16:00 deri në 18: 00 me orën lokale në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad