“Shikoj dritë në fund të tunelit”, Bardhi: Berisha duhet të bëj një hap pas për të treguar se e do PD më shumë se interesat personale

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se shikon “dritë në fund të tunelit”, sa i përket sitautës në PD.

Ai tha se Sali Berisha duhet të bëjë një hap pas për të treguar se e do PD më shumë se intersat e tij personale dhe në këtë mënyrë të vijojnë përpara.

“Unë shikoj dritë në fund të tunelit sepse Berisha e do PD dhe duhet tu tregoj që të tërhiqet se e do PD sa e kapërcen veten dhe interesin personal. Sali Berisha duhet të provojë që vendos të parën interesin e demokratëve”tha Bardhi.

“Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad