“I ka thënë burgut hapu”, Komisioni i Rithemelimit deklaratë: Gazment Bardhi ka kërcënuar publikisht gjykatësit një ditë para dhënies së vendimit për Kuvendin e 11 Dhjetorit

0
357
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit nëpërmjet një deklarate për mediat ka akuzuar Gazment Bardhin se ka kërcënuar gjykatësit 1 ditë para dhënies së vendimit për Kuvendin e PD-së në 11 dhjetor 2021.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, me kërcënimet ndaj gjykatësit, Bardhi po kryen një vepër të rëndë penale, për të cilën do përballet me ligjin.

“Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007.

Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit.

Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit.

Por çfarë deklaroi Gazment Bardhi?

Në emisionin “Frontline”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzoi gjyqtarin e çështjes se e ka caktuar datën e senacës për nesër pa patur një dosje mbi tavolinë, pasi është takuar me një përfaqësues të Sali Berishës.

“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqtari dosje mbi tavolinë, pasi ka takuar një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu”, tha Bardhi.

Zjarr Tv Ad