Demokratja Edith Harxhi përshëndet vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila sot njohu Statutin e 11 dhjetorit të grupimit të drejtuar nga Sali Berisha. Harxhi thumbon Lulzim Bashën dhe ata që i qëndruan në krah, duke shkruar se ata duhen lënë “në fatin e tyre të mjerë”.
“Urime gjithë demokratëve anë e mbanë vendit dhe në diasporë! Sot triumfoi e drejta dhe e vërteta. Tani, Partia Demokratike duhet të rithemelohet ashtu siç ka nisur në Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021, me një program të qartë konservator, ku vetëm vota sjell legjitimitetin, meritokracinë dhe demokracinë e drejtpërdrejtë.
Shtyllat tona konservatore duhet të jenë të qarta dhe të prekin çdo shqiptar, ku debati i hapur, mendimi i lirë dhe përfaqësimi dinjitoz të jenë kryefjala jonë. Ata që na morrën 9 vite duhet t’ja u lejmë fatit të tyre të mjerë. Ti lejmë të tjerat dhe të tjerët pas dhe të nisim një rrugëtim të ri, të bashkuar mbi vlera dhe moral”, shkruan politikania Edith Harxhi.