Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të Enkelejd Alibeajt, se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.
Alibeaj thotë se në këtë rast është njëlloj sikur të divorcohet një çift në gjykatë dhe ankimin ta bëjë komshiu.
Reagimi:
“Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?!
Këtë po thua o Enklelejd?!
Pash zotin na kurse fyerjen, se profesionalisht e di fort mirë se kjo është spazëm.
E drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë!
Nëse donin të ankoheshin, duhet të kërkonin proceduralisht të ishin persona të interesuar.
Por fjetën sa u shqepën deri më sot e tani thonë se do ankohen, nuk ka Kushtetutë as ligj që e mban këtë llogjikë!”, shkruan Manjani.