Noka i përgjigjet Bardhit/ Kam foto të njerëzve të afërt të Bashës duke pirë kafe me gjyqtarin Zhukri

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me pretendimet e Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt, se gjyqtari i cili vendosi të regjistrojë statutin e PD të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, është takuar me një nga përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit.

Në një prononcim për mediat, Flamur Noka ka thënë se edhe ai ka fotografi të Zhukrit me njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës duke pirë kafe.

Kur gazetarët i kërkuan që t’i bënte publike, Noka nuk pranoi duke thënë se nuk ka asgjë që nuk shkon në ato pamje.

“Doja ta hidhnim pas këtë histori. Nëse Zhukri është takuar me kriminel të rrezikshëm dhe ka bërë plan kriminal, drejtësia meriton të hetojë. Nëse është takuar me qytetar të lirë, nuk e di ku qëndron problemi. Unë doja të hidhja pas shantazhin që i është bërë 24 orë para vendimit.

Sot jemi për të përcjellë mesazhin e bashkimit se kam dhe fotografi që Zhukri është takuar me njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës se nuk kanë rëndësi. Disponoj fotografi duke pirë kafe. Në rast se inskenon skemë kriminale është tjetër gjë”, tha Noka.

Zjarr Tv Ad