Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zv. Ambasadori amerikan në Shqipëri, Demian Smith, është takuar ditën e sotme me ish-Presidentin Alfred Moisiu.
Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale me Moisiun, teksa shkruan se ish-Presidenti është një burrë shumë bujar, që i ka mësuar shumë për historinë dhe popullin e Shqipërisë.
“Kam pasur mundësinë të bisedoj me Presidentin Moisiu disa muaj më parë dhe në një kohë të shkurtër mësova shumë për historinë dhe popullin e Shqipërisë. Kam pasur fat që e pashë përsëri sot. Një burrë shumë bujar”, shkruan diplomati amerikan.