Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputetja dhe partnerja e Silvio Berlusconit, Marta Fascina është në pritje të ëmbël dhe do ti japë ish-kryeministrit fëmijën e gjashtë.
Ky është lajmi që po qarkullon prej orësh në mediat italiane, nxitur nga një artikull në “Il Messaggero e Libero”, ku nuk lihet pa komentuar pasioni i Berlusconit për të jetuar jetën, e për t’u bërë sërish baba në moshën 86-vjeçare.
Deri tani nga çifti apo nga persona të afërt të tyre nuk ka ardhur ndonjë konfirmim, mirëpo as edhe mohim për këtë lajm.
Marta dhe Silvio, u martuan me një ceremoni simbolike (jozyrtare) disa ditë më parë dhe që prej atij momenti ka pasur pafund komente dhe lajme për ta. Kujtojmë se ish-kryeministri i Italisë ka dhe 5 fëmijë të tjerë nga marrëdhëniet më të hershme.