Foltorja/ Berisha shpjegon “non-gratën”: Nuk kundërshtova për këtë titull, armiku i egër i demokracisë dhe kombit shqiptar, Soros ndikoi në këtë vendim

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i opozitës, Sali Berisha gjatë foltores me demokratët e qytetit të Tepelenës është shprehur mbi titullin “non-grata” duke shpjeguar arsyet e këtij vendimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e ndau Amerikën në dy pjesë duke treguar se njërës Amerikë nuk i kudërshtoi vendimin për ta shpallur “non-grata” pasi ky ishte një vendim i ndikuar nga George Soros, i cilësuar nga lideri historik si një armik i egër i demokracisë dhe kombit shqiptar. Gjithashtu, ai tha se është sulmuar vetëm që PD të bëhet shtojcë e Partisë Socialiste.

Pjesë nga deklarata e plotë:

“Ka dy Amerika. Ka një Amerikë që më ka shpallur “non-grata” dhe në këtë Amerikë po ju garantoj se kam pasur rastin të njoh nga i pari i tyre deri në nëpunës të thjeshtë. Nuk i kam kërkuar kurrë askujt që të heqë këtë vendim sepse kjo është ndikuar nga George Soros, një armik i egër i demokracisë dhe kombit shqiptar me projektet që bëri në veri të Kosovës. Ka një Amerikë tjetër, ajo republikane. Amerika e asaj partie të madhe më të cilën është rreshtuar PD që nga viti ’94 dhe deri më sot në IDU dhe organizata të tjera.

Ajo Amerikë, e cila në një kohë të shkurtër i është përgjigjur me njeriun më të informuar të saj, ai që i dorëzonte informacionet presidentit të atij vendi se vendimi ndaj Sali Berishës është një vendim kryekëput politik. Ky ka qenë ambasadori Grenell, ish-drejtor në detyrë i të gjitha shërbimeve inteligjente amerikane dhe më tutje unë i kam parë dosjet për Ballkanin dhe për Sali Berishën nuk ka pasur asgjë. Sali Berisha u godit vetëm që PD të bëhet shtojcë e Partisë Socialiste. Por, ne shtojcë nuk bëhemi.”

Zjarr Tv Ad