Berisha flet si kryetari i PD-së : Me mua në krye Partia Demokratike do të fitojë! Në 1998 kam patur të gjithë botën kundër dhe ja kam dalë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme nga Tepelena, i bindur për fitoren e tij për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ka thënë se partia me të në krye do të dalë fituese në zgjedhje.

Ndër të tjera ai shtoi se në vitin 1998 ka patur të gjithë botën kundër dhe i’a ka dalë që të fitojë pasi ka besuar te e drejta.

“A fiton PD me Sali Berishën në krye? Unë them që fiton. Në 98 kam patur botën kundër dhe kemi fituar. Po pse fitova? Se besova te e drejta për asgjë tjetër. Nuk kams asnjë fuqi të veccantë unë, por fuqia ime qëndron aty që për nëj kauzë të drejtë unë luftoj deri në fund. Prandaj dhe unë jam i binsur, besoj që do fitojmë, por në rast se kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur.

Po humba zgjedhjet e përgjithshme do të jap dorëheqjen dhe të hap garën për të tjerët”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad