Prej 25 vitesh në Shqipëri vijon misionin e saj Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në këtë 25 vjetor të OSBE0së në Shqipëri, thotë se vendi ynë ka evoluar nga anarkia e vitit 1997, në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të OSBE-së dhe aktualisht ndodhet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ajo thotë se Shqipëria i është mirënjohëse OSBE-së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat.
Postimi i Olta Xhaçkës:
25 vjet OSBE në Shqipëri
Një çerek shekulli në të cilin Shqipëria ka evoluar nga anarkia e 1997-ës në një vend që mbajti një Kryesi të suksesshme të #OSBE-së dhe aktualisht ndodhet në #KS të KB-së.
Shqipëria i është mirënjohëse OSBE-së për rolin e saj në këtë transformim dhe mbështetjen e vlefshme për reformën ligjore, zgjedhore, administrative dhe pronësore si dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe ngritjen e kapaciteteve në të gjitha fushat.
Gëzuar që kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunimi po vazhdon nën drejtimin e ambasadorit Vincenzo Del Monaco, i cili po shkon përtej thirrjes së detyrës për të mbështetur prioritetet e përbashkëta, si Gratë, Paqja dhe Siguria.