Një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Dibër, Bexhet Shehu, është ndarë nga jeta.
Ish-kryeminsitri Sali Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Shehut, i cili ka qenë edhe një ish-futbollist dhe trajner i shquar i Korabit, i vlerësuar me titujt “Qytetar Nderi i Peshkopisë” dhe “Mjeshtër i Sportit”.
“Te dashur miq, Bexhet Shehu njeri nga themeluesit e Partise Demokratike te Dibres dhe qeveritar vendor i saj ish futbollisti i talentuar i Korabit dhe Dinamos trajnieri i shquar e Korabit, prindi dhe qytetari shembullor nderi i Qytetit te Peshkopise dhe Mjeshtri i Sportit mbylli syte pergjithmone!
Duke shprehur nderimin dhe mirenjohjen me te thelle per kujtimin dhe vepren e tij ju percjelll ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve e te afermve dhe mbare komunitetit dibran per kete humbje te dhimbshme dhe lutem qe shpirti i mire i te ndjerit Bexhet Shehu te gjeje paqen e merituar.
“Amin”, shkruan Berisha.