Me leva dhe fresibël/ PAMJE nga ÇMONTIMI I PD: Shikoni si e kishte “blinduar” Lul Basha, tre burra nuk shtyjnë dot një derë hekuri

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

8 janari do të mbahet mend gjatë nga demokratët. Selia dhe oborri i Partisë Demokratike u rrethuan me shirita “skenë krimi” dhe aty zbarkuan dhjetëra oficerë të kriminalistikës, pas një beteje disa orëshe mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës.

Njerëzit e ish-kryeministrit përdorën çdo mjet për të marrë selinë, por dështuan pasi ditë më parë ajo ishte përgatitur për këtë sulm. Me urdhër të kryetarit tashmë të dorëhequr, Lulzim Basha, dyert ishin blinduar me hekur që e kalonin trashësinë 30 cm.

Dy ditë më parë, selia e PD ka nisur të çmontohet dhe pamjet që vijnë prej atje janë vërtet të “çmendura”. Dyer të fortifikuara me hekur sikur të bëhej fjalë për luftë dhe jo selinë e një partie që mban dhe emrin “demokratike”.

Punëtorë me fresibël dhe leva përpiqen të shqyejnë nga muret blindat e hekurit. Pamjet, tregojnë qartë nivelin e blindimit që kishte urdhëruar Lulzim Basha, ku as tre burra nuk lëvizin dot një derë për shkak të peshës së saj dhe përbërjes së çeliktë.

Zjarr Tv Ad