Aktori i njohur i bëri kërkesën që nuk e priste, ja si reagon Evi Kokalari

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bes Kallaku, i shndërruar në personazhin Gjini ditën e djeshme te “Kosherja”, ka takuar aktivisten Evi Kokalari, me të cilën ndan të njëjta bindje politike.

“U desh të vinte Evi nga Amerika, që të hynte dinosauri në PD”, tha ai.

Më tej, Gjini i ka lënë Kokalarit një porosi për deputeten Grida Duma.

“Ti po të vune para të mbështjellë. Po një gjë, vetëm një gjë të vogël. Grida Dumën mos ma prek. Vetëm Grida Dumën mos ma prek, me të tjerët mbaro punë sa të duash”, i kërkoi ai.

Ndërsa Kokalari e pyeti: “Pse ta lë Gridën rehat?”.

“Se Gridën e kam pikë të dobët, e kam debulesë”, u përgjigj Gjini i emocionuar duke shkaktuar shumë të qeshura.

Zjarr Tv Ad