“Fortifikimi i selisë së PD”/ Manjani:“Do kalojnë mbi trupin tim, nuk mjaftoi”

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tonelata të tëra hekuri dhe jo vetëm ishin përdorur për blindimin e PD-së. Heqja e tyre ka çuditur opinionin public dhe ka sjellë reagime të ndryshme.

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se me gjithë atë hekur të përdorur tek selia e PD-së, Basha mund të kishte bërë diçka tjetër.

“Me gjithë atë hekur që paska përdorur mund të kishte blinduar Teatrin dhe disa shtëpi te 5 maji për ti mbrojtur nga shembja abuzive e pushtetit.

Kaq të bënte dhe SHQUP-in e kishte të fituar”, shkruan Manjani.

Sipas tij, nuk i mjaftoi deklarata “do kalojnë mbi trupin tim”, dhe përdori hekurat.

“Do kalojnë mbi trupin tim”, nuk mjaftoi. Ja bënë trupin autostradë duke kaluar për qejf dhe me shpejtësi të lartë madje.

Si erdhën punët, më mirë që ndodhi kështu. Do kishte blinduar kryeministrinë…

Nejse, sot është 28 mars 2022.

245L/litri i naftës.

Udhëheqësi i madh ka lëshu pllumat, ende jo satelitët”, shkruan më tej Manjani.

Zjarr Tv Ad