Të martën sërish në shesh, Xhemollari: Protesta e parë ku qytetarët u interesuan për portofolin e tyre, qeveria po bën spektakël…

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot ka qenë i ftuar në Faxnews aktivisti Rigels Xhemollari, për të folur për protestat e qytetarëve, të cilat do të rikthehen ditën e martë.

Ai tha se ka qenë protesta e parë që qytetarët u interesuan për portofolin e tyre.

Për Xhemollarin protestat janë një risi në vendin tonë, teksa shpreson që të nisë një pranverë protestash në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe nismën e disa prej ministrave dhe deputetëve të PS, të cilët kanë dalë në terren për monitorimin e çmimeve. Për Xhemollarin gjithçka është një spektakël,

Pjesë nga intervista:

“Protesta e parë që qytetarët u interesuan për portofolin e tyre.

Protesta është një proces demokratik që ndodh në të gjitha vendet e zhvilluara, dhe shkaku ishte rritja e cmimeve.

Ne si qytetarë të angazhuar kemi detyrën që ti thërrasim ata. Vendi jonë është në tranzicion prej 30 vitesh dhe protesat janë një risi, kjo mund te jetë fillimi i një praneve protestash në Shqipëri.

Ne kemi protestuar edhe në tetor. Ne tregojmë që jemi këtu, por qëtetarët kanë edhe angazhime të tjera. Ne besuam që bordi do të zgjidhte dicka e ti jepte një zgjidhje afatgjatë, në lidhje me taksat, rafineritë, si mund të ndërpriteshin disa koncesione.

Për monitorimin në market që bën qeveria është spektakël, e dukshme, kemi inspektoriate qe mund ta bëjnë një gjë ta tillë. U desh të protestohej që ata të shkonin në dyqane? Kjo klasë politke janë shkëputur nga realiteti dhe kur panë që po abuzohej shumë venndosën që të bënin inspektorin. Nuk e kanë këtë kompetencë.

Iu kemi bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me ne, për cmimet. Një studenti i duhen 342 euro për një jetesë normale në kryeqytet.

Zjarr Tv Ad