Komisioni i Rithemelimit “spastron” zyrën e medias së PD, “rifreskon” dhe grupin e emrave në WhatsApp

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas çmontimit të dyerve të selisë së PD, Komisioni i Rithemelimit ka ndërmarrë një tjetër veprim.

Këtë të hënë grupi ka vendosur logon e re të Partisë Demokratike në godinën e selisë dhe hapi i dytë është largimi nga grupi i emrave që njihen, si bashkëpunëtorë të ngushtë të Lulzim Bashës, në zyrën e shtypit të Partisë Demokratike, si Patrik Sadikaj dhe Dasada Metaj.

Mësohet se nga ky grup janë larguar edhe deputetët Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Endri Hasa dhe të tjerë.

Ndërsa në mesin e administratorëve është caktuar Floriana Garo, e cila prej muajsh është në krah të Sali Berishës dhe “Foltoreve”, si dhe Elona Meço.

Zjarr Tv Ad