Protestat, Lapaj: Nuk jemi kundër tregtarëve të naftës, nuk duam falimentimin e tyre

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Adriatik Lapaj, përfaqesues i protestuesve që kanë dalë kundër rritjes së çmimeve të shportës dhe karburanteve u shpreh në “Open”, se ata nuk janë kundër biznesit dhe nuk duan falimentimin e tyre.

Ai tha se fajin për situatën dhe rritjen e çmimeve e ka qeveria, jo sipërmarrësit.

Lapaj shtoi se ajo cfarë kërkon ai është një formulë transparente për vendosjen e çmimeve.

Përfaqesuesi i protestuesve deklaroi se askujt nuk i intereson falimentimi i tregtarëve të naftës.

Lapaj tha se nuk mundet që qeveria të rrisë fitimet nga taksat që merr, në këto kohë krize.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, tha se prej ditës së parë kur nisi lufta në Ukrainë, ata nuk janë me fitim. Madje ka pasur disa ditë kur kanë qënë me humbje.

Aliaj u shpreh se çmimi nuk caktohet nga ata, apo me keq nuk mund të përcaktohet nga qeveria. Por, çmimi varet vetëm nga bursa dhe luhatjet e saj.

Zjarr Tv Ad