Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti Edi Paloka tregoi se në ditët e para kur PD filloi të përçahej pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar Sali Berishën nga grupi i Partisë Demokratike, i sugjeroi që të kërkonte votëbesim.
Por, sipas Palokës, Basha refuzoi, me argumentin se nuk do të arrinte të fitonte kurrë ndaj ish-kryeministrit.
“Unë nuk besoj që Basha do të dojë të hyjë në garë. Unë ia kam kërkuar që në ditët e para kur filloi përçarja në PD: hidhu në votëbesim nga anëtarësia. Por nuk e pranoi as këtë.
Po them atë që më tha copë. Më tha: Berisha mua më shkel në votëbesim; sidomos në këtë moment që ka marrë vrull. Edhe në atë moment, Basha e deklaroi që me votë nuk fitonte me Berishën”, u shpreh Paloka në Vizionplus.