INCENERATORËT/ SPAK firmos urdhër-arrestet, policia në aksion për të arrestuar të akuzuarit

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur 20 urdhër-arreste për çështjen e inceneratorëve. Burime për mediat bëjnë me dije se operacion është në vijim dhe policia po bën të mundur ekzekutimin e këtyre urdhër-arresteve.

Një prej të akuzuarve që pritet të vihet në pranga është një ish-administrator kompanie. urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Dritan Prençi dhe lidhen me incineratorin e Fierit dhe Elbasanit.

Mësohet se është arrestuar dhe Loran Dusha, Administrator i Incineratorit “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Ndërkohë, po hetohen në gjendje të lirë edhe 10 zyrtarë të tjerë që kanë lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se në lidhje me aferën korruptive të Inceneratorëve, më herët është arrestuar edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Zjarr Tv Ad