Arrestimet për aferën e inceneratorëve, Tabaku del në konferencë urgjente: SPAK të tregojë guxim dhe të godasë njerëzit me pushtet

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dalë në një konferencë urgjente ditën e sotme pas disa arrestimeve me urdhër të SPAK për aferën e inceneratorëve.

Tabaku, e cila ka qenë edhe drejtuese e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët, u shpreh se e përshëndet vendimin e SPAK, por shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet të tregojë më shumë guxim dhe të arrestojë njerëzit me pushtet.

Sipas saj, afera për tre inceneratorët duhen të trajtohen bashkë, pasi personat përgjegjës janë të lidhur me njëri-tjetrin.

“Është një ditë e mirë për tu përshëndetur. Por në gjykimin tonë nuk është e mjaftueshme. Kemi pasur një hap përpara në çështjen e hetimit, por ky hap përpara nuk është i mjaftueshëm. Pas një pune 4 mujore të komisionit, por edhe pas denoncimeve dhe kallëzimeve të PD, pas një raporti 120 faqesh, të cilat tregojnë lidhjen shkak pasojë, me përfshirjen e direkte të kryeministrit, ministrave, të kryetarëve të bashkive, dhe sekretarëve të përgjithshëm si dhe në vijim të thirrje sonë. SPAK ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë.

Shqiptarët presin që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë edhe ndaj njerëzve me pushtet. Kemi pritur që SPAK të kalojë përtej pushtetit politik. Guximi më i madh i takon SPAK që të prekë personat me pushtet. Kësaj afere do ti shkohet deri në fund kur personat me pushtet të jenë prekur”, deklaroi Tabaku.

Zjarr Tv Ad