Ylli Manjani: Kemi qeveri komuniste! Shqipëria ka nevojë urgjente për opozitë të vërtetë, për protesta

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani
Të hapet partia”- është bërë modë. Çdo parti e reciton këtë parullë rregullisht.
Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD e përmendin çdo ditë këtë shprehje parullë.
“Po hapim partinë”. Dakord, është e kuptueshme deri diku sepse ajo parti u blindua fizikisht me hekur

Por kaq. Hapja e partisë nuk mjafton. Duhen hapur sytë, veshët e mendja për të kuptuar shoqërinë. Se ja e hape partinë, mos vallë shoqëria ka zënë rradhë të hyjë në parti?!
Sot është koha që partitë të hyjnë në shoqëri. Të jetojnë me të. Të protestojnë me të. Çmimet kanë kapur të papërballueshmen. Shoqëria ka nevojë urgjente për opozitë politike. Tani! Sa më parë! Opozitë sa më shpejt. Shihni qeverinë që po ndjek një kurs komunist në çdo gjë. Përtej gafave që bëjnë kryeministri e ministrat të gjithë në kor, që ngjajnë sikur ka ndërruar dora e mallit, qeverisja është komuniste. KO-MU-NI-STE! Kështu me hapje partie, por e pa lidhur me shoqërinë, skemi gjë në terezi.

E di që duhet kohë, por nuk e kemi këtë kohë.
Do vijë dita që partia ta tregojë hapjen ose jo. Kur të përzgjedhë përfaqësuesit në parlament e pushtet lokal, do ta shohim sa e hapur është. Në këtë moment shoqëria është mjaftueshëm e hapur për të pritur një opozitë politike. Thjesht ka munguar partia apo partitë e duhura. Kjo është sfida sot: të bësh partinë e duhur. Partinë e duhur për opozitë të fortë sot dhe, alternativën për nesër.

Zjarr Tv Ad