Ish-deputetja e PD-së zbulon vendimin që kanë marrë për Alibejan dhe tregon çfarë po ndodh brenda selisë blu

0
1468
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, e cila është rreshtuar në krah të Sali Berishës, u shpreh sto se synimi i ‘Rithemelimit’ është bashkimi i PD-së dje krijimi i një opozite të fortë për të rikthyer shpresën tek shqiptarët.

“Ne po bëjmë thirrje për bashkim, nuk kemi luksin të humbin asnjë demokrat. Me largimin e Bashës që mbante peng PD dhe selinë, ka hapësira për t’u bashkuar. Po e ndjemë çdo ditë. Demokratët po bashkohen. Në synojmë përveç bashkimit, të kthejmë shpresën tek të gjithë shqiptarët. Tani do të kemi një opozitë reale për t’u përballur me Edi Ramën.”, tha ai.

Lidhur me heqjen e disa prej figurave të rëndësishme të Partisë Demokratike nga grupi i “Whatsapp-it” për mediat, ajo tha se nuk janë përjashtuar, por se po bëhet një riformatim.

“Mos të kapemi pas detajeve, nuk është përjashtim ristrukturimi i në grupi “whatsapp-t. Kemi situata që një person kanë mbajtur disa funksione, apo i kanë mbajtur ato në kundërshtim me statutin. Kemi bërë riformatim, aty kishte persona jo të duhur. Nuk kanë punë deputetët në një grup “whatsapp-i” për mediat. Nuk quhet përjashtim të Desada Meta, pasi ajo ka një detyrë të re në AMA, apo Endi Hasa. Duam ta largojmë PD nga paligjshmëria. PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ky grup që e ka drejtuar partinë nga 11 dhjetori-30 prill, kur do jetë kuvendi i radhës. Aty ku do votohet edhe Këshilli Kombëtar.”, tha ajo.

Hadarmataj duke folur në ‘Sot Live në Shqipëri” tha se Alibeaj në krye te grupit Parlamentar është si një thirrje për bashkim. Fakti që Alibeaj është kryetari i Grupit Parlamentar, është hapi jonë i parë i ftesës për bashkim. Alibeaj duhet t’i nënshtrohet vullnetit të shumicës. Kryesoja është që të rikthehet funksioni i Grupit Parlamentar.”, tha demokratja.

E pyetur nëse Sali Berisha do të ketë mundësinë të kandidojë, ajo tha se kushdo ka të drejtën e pjesëmarrjes në garë për t’u bërë kreu i PD. Sipas saj është shumica ajo të do të vendosë.

“Ndoshtat” kanë rënë. Në demokraci vendos vota dhe shumica. Vetë Berisha ka thënë që do të kandidojë, por nëse dikush tjetër e garanton mbështetjen e demokratëve le të futet në garë dhe ta drejtoi PD. Nuk ka më kushte! Kishim një opozitë fasadë, tashmë ne na intereson një PD e fortë dhe alternativë qeverisëse. Le t’ua u lemë në dorë votuesve.”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Ad