Blendi Fevziu: Lulzim Basha, një kufomë politike

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Fevziu shprehet se Lulzim Basha mund të konsiderohet një kufomë politike. Ai solli shembullin e Albin Kurtit, i cili u largua nga politika dhe pas 8 muajsh shkëputje u rikthye fitues. Sidoqoftë sipas Fevziut ky nuk mund të jetë rasti i Bashës.

“Lulzim Basha praktikisht ishte një aset i Partisë Demokratike dhe mbetet një aset qeverisës. Mund të jetë një ministër shumë i mirë në nivele të caktuara. Lulzim Basha dëshmoi dy defekte të mëdha, e para që nuk pati stof politik dhe e dyta që shpërdoroi të gjitha mundësitë e tij,” u shpreh Fevziu.

Sipas gazetarit, më 25 prill të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare u vunë në funksion të tij. Jo për Bashën kryeministër, por për të mundur Edi Ramën. Pavarësisht kësaj ai nuk mundi të fitonte, tha Blendi Fevziu i ftuar në Euronews Albania.

Zjarr Tv Ad