Pezullohen lundrimet Durrës-Bari/ Anulohen udhëtimet

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Portual Durrës, njofton pezullimin e përkohshëm të lundrimeve nga Durrësi drejt Barit, sot dhe nesër (dt. 30. 03. 2022-31. 03. 2022), si pasojë e motit të keq që pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut.

“Pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme Detare mbi përkeqësimin e motit jemi në komunikim të vazhdueshëm me Kompanitë e trageteve, për njoftimin në kohë të udhëtarëve që kanë rezervuar udhëtimin e tyre për dt. 30.03.2022-31.03.2022”, thuhet në njoftimin e APD-së.

Kapiteneria e Portit të Durrësit sqaron se si rezultat i erave të forta me drejtim Jug-Jugperëndim dhe Jug-Juglindje në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë i paqëndrushëm.

Shpejtësia e erës do të shkojë deri në 20m/s , lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 dhe forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë, duke u bërë pengesë për lundrimin e trageteve .

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022, pas orës 22:00.

Zjarr Tv Ad