Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, metodologji kombëtare për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e mbrojtjes së të drejtave të të dënuarve në Shqipëri, profesionistë të sistemit penitenciar, me përfaqësim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe 6 Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, u mblodhën për të dizenjuar një metodologji të re kombëtare të standardizuar për rehabilitimim dhe riintegrimin e të dënuarve.

Grupi i përbashkët i punës midis Këshillit të Evropës dhe profesionistëve të sistemit penitenciar, gjatë një sesioni pune 3-ditor vlerësuan rezultatet e pilotimit të Instrumentave për Vlerësimin e Riskut (RNA) dhe Planet Individuale të Dënimit të pilotuara në IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP ‘Ali Demi’ gjatë periudhës Janar-Qershor 2021.

Gjatë këtij procesi u evidentuan përparësitë dhe vështirësitë e zbatimit në terren të këtyre instrumenteve, si dhe u projektua hartëzimi i ndërhyrjeve dhe masat konkrete për shtrirjen në nivel kombëtar të metodologjisë së re, sipas standardeve të Këshillit të Evropës dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

Për t’ju përgjigjur nevojave reale të sistemit penitenciar shqiptar, grupi i punës integroi në Planin e Veprimit, masa për menaxhimin e procesit në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe masa konkrete për zbatimin e instrumentave në secilën IEVP.

Ky aktivitet u organizua në Korçë, në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri”, si pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës – Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022, duke synuar prezantimin e një qasje bashkëkohore, e cila integron proceset e rehabilitimit dhe riintegrimit të të dënuarve në shoqërinë shqiptare.

Zjarr Tv Ad