Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Askush nuk mund të imponohet! E vlerësojnë deputetët nëse një “non grata” do jetë pjesë e Grupit Parlamentar

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit konfirmoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar që do të zhvillohet ditën e nesërme, edhe pse është i përjashtuar që nga 9 Shtatori.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se askush nuk mund të imponohet apo të injorojë mendimin e Grupit Parlamentar. Sipas tij, janë deputetët ata që do të vlerësojnë nëse një person “non grata” do të jetë ose jo pjesë e këtij Grupi Parlamentar.

“Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti.

Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur nongrata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet.

Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike”, shkruan Gazment Bardhi.

Zjarr Tv Ad