Alqi Bllako e dorëzoi vetë mandatin e deputetit, Kuvendi anullon mbledhjen e Komisionit për Imunitetin

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi ka anulluar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili ishte thirrur për t’u mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Anullimi i mbledhjes është bërë pasi deputeti socialist e ka dorëzuar vetë mandatin e deputetit, pasi tha se do të përballet vetë në Gjykatë dhe do të provojë pafajësinë.

Njoftimi i Kuvendit:

Të nderuar kolegë,

Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022,  të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.

Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore  nga mandati i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Zjarr Tv Ad