Alibeaj: Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet, dhe nëse deputeti jep dorëheqjen

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Kuvendi i Shqipërisë ka shkelur rregulloren duke anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pasi deputeti Alqi Bllako vendosi të japë dorëheqjen disa minuta para orarit të mbledhjes.

Alibeaj tha se Këshilli i Mandateve mblidhet me kërkesë të Prokurorisë dhe jo të Kuvendit, edhe pse një deputet jep dorëheqjen para se të merret vendimi për imunitetin e tij. Ai akuzoi kryetaren e Kuvendit për shkelje të rregullores dhe Kushtetutës.

Sipas Alibeajt, Këshilli duhet të mblidhet, pasi kërkesa e prokurorisë mbetet pezull.

“Në mënyrë të habitshme për këdo edhe për ne, në postën elektronike vjen një njoftim sipas të cilit Kryetarja e Kuvendit, në mënyrën më anti-ligjore të mundshme ka vendosur anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Rregullores. E çuditshme, e padëgjuar, në shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores. Nga momenti që Kryetari i Kuvendit thërret Këshillin e Mandateve, kompetenca i kalon këtij Këshilli.

Është ai që vendos për heqjen e imunitetit ose jo. Kodi i procedurës penale, kjo është çështje teknike. Këshilli i mandateve ka një kërkesë që është pezull. Qëndron në dyert e këtij kuvendi. Ngelet pa përgjigje kërkesa e prokurorisë. Është e drejta e tij të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë anëtarët e Këshillit për t’u shprehur. Ne na është paraqitur një kërkesë e protokolluar”, u shpreh Alibeaj.

Zjarr Tv Ad