Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, aktivistja socialiste: Ndryshimi mes Ramës që ia lë Drejtësisë hetimin dhe Berishës që i mbronte me zell deputetët e tij, është tepër i qartë

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialiste Alqi Bllako dorëzoi ditën e sotme mandatin e deputetit, duke deklaruar se do ta provojë pafajësinë e tij në lidhje me akuzat e SPAK për çështjen e inceneratorëve.

Ndërkohë, aktivistja socialiste Arbia Braçe, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se ndryshimin mes kryeministrit Rama që ia lë Drejtësisë hetimin deri në fund dhe ish-kryeministrit Berisha që i mbronte me zell deputetët e tij kur ishin në postin e të akuzuarit, është tepër i qartë.

“Alqi dorëzoi sot mandatin e deputetit në Kuvend!

Ndryshimi mes Kryeministrit Rama që ja lë Drejtësisë hetimin deri në fund dhe ish Kryeministrit Berisha që i mbronte me zell deputetët e tij kur ishin në postin e të akuzuarit, është tepër i qartë.

Kush ka sy, shikon!

(Përpos pjesës personale të miqësisë, drejtësia e re do çojë gjërat në vend ashtu siç janë. Siç duhet të jenë, do e shohim.)”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad