Floriana Garo i është përgjigjur kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i cili ka njoftuar ditën e nesërme mbledhjen e grupit parlamentar të PD, në lidhje me pozicionin e Sali Berishës.
Garo shprehet se mandati i çdo deputeti është marrë më 25 Prill nga votuesit e Partisë Demokratike. Ajo shton se besimi i demokratëve në mandatin e Berishës është konfirmuar në 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.
Deklarata
Mendimi, qendrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u perdhos diten kur per pezullimin antistatutor te Sali Berishes nga grupi parlamentar, vendosi nje individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnje institucion tjeter te Partise Demokratike!
Mandati i cdo deputeti te Partise Demokratike eshte marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partise Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.
Ata qe moren vendime duke shkelur statutin, pa pyetur keshillin kombetar e grupin parlamentar dhe kthyen PD per here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojne vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge per te ecur perpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.
Koha ku vota e demokrateve zevendesohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund! Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe! Demokratet kane folur me vote dhe te gjithe ne duhet te respektojme voten dhe vullnetin e tyre. Vetem te bashkuar do mund te ecim perpara dhe te fitojme!
Floriana Garo,
Drejtore e Komunikimit te Partise Demokratike