Nuk njoftoi Berishën për mbledhjen e grupit parlamentar/ Këlliçi: Alibeaj nuk ka tagër, ja arsyeja

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për media konfirmoi pjesëmarrjen në mbledhjen e grupit parlamentar të PD që do të mbahet ditën e nesërme, ndonëse nuk ishte njoftuar nga Enkelejd Alibeaj.

Lidhur me këtë, ka reaguar ditën e sotme deputeti Belind Këlliçi, i cili u shpreh se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të caktojë se kush janë deputetët që do marrin pjesë në mbledhje. Këtë ai e lidh me faktin se Gjykata e Tiranës njohu “11 dhjetorin” dhe si rrjedhim Alibeaj nuk e mban më postin e kryetarit të Komanduar.

“Nuk ka tagër që të caktojë se kush janë deputet të PD dhe se kush nuk janë, këtë e kanë caktua dhe vendosur me votë qytetarët më 25 prill. Basha që mori vendimmarrje personale, sot është i larguar në PD dhe ka të bëjë edhe me statutin për të larguar në mënyrë personale”, shpreh Këlliçi.

Sipas tij, puna për ‘pastrimin’ e selisë së PD-së është në proces e sipër, ku kanë filluar me lyerjen e saj dhe heqjen e dyerve të blinduara. Ai theksoi se po mbahen edhe zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve, ku muaji prill do ta gjejë PD-në me struktura të riformatuara.

“Jemi në një proces riorganizimi, jemi në një proces që e pezulluam për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi u çua në 30 prill, degët janë duke bërë zgjedhje, riorganizimi vijon deri më 20 prill për të zgjedhur kryetarët e degëve. Më 30 prill do kemi Këshill të ri Kombëtar, që do votohet nga anëtarët. Fokusi jonë është të riorganizohemi i forcë politike se zgjedhjet janë pas dere. Godina është në një rikonstruksion të plotë, po pastrohet dhe brenda pak ditësh do kthehet në gjendje normale. Ne jemi forcë e hapur, demokratike, ku vlera jonë më e madhe është mendimi ndryshe”, tha Këlliçi.

Zjarr Tv Ad