Alibeaj del nga mbledhja e Grupit të PD: Ky është pushtim, Sali Berisha erdhi me dhunë! Ish-kryeministri: Vendimi i i kryetarit nuk ekziston (E PLOTË)

0
222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk mund të vihet me dhunë si vjen zoti Berisha. Ka një vendim të Kuvendit të datës 10 shtator dhe zoti Berisha nuk është pjesë e Grupit Parlamentar.” Kështu është shprehur kryetari Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD.

“Qëndrimi është i qartë për të gjithë. Kjo është një atmosferë pushtimi, vjen pas vendimit të Gjykatës, i cili në fakt është ankimuar.

Bashkimi bëhet duke qetësuar shpirtrat e demokratëve. Janë 6-7 muaj dhe kjo luftë ka lënë gjurmë te ata. Është detyrimi ynë të japim sinjale, ama sinjalet nuk jepen duke pushtuar selinë.

Nuk mund të vihet me dhunë si vjen zoti Berisha. Ka një vendim të Kuvendit të datës 10 shtator dhe zoti Berisha nuk është pjesë e Grupit Parlamentar. Duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët. Nuk mund të ketë më gjuhë linçuese, të ndërpritet. Kjo nuk jep sinjale bashkimi. Ne duam të jemi të bashkuar dhe fitues.

Zoti Basha mori pasojat e veta. E njëjta gjë duhet të ndodhë si një simetri logjike, jo si kusht. Por këtë duhet ta ndërmarrë dhe Sali Berisha. Ne do shkojmë në Parlament të bëjmë detyrën tonë”, u shpreh ai për mediat dhe më pas ju drejtua Kuvendit. Pas tij, doli dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nuk dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe të PD. Të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh. (Pyetet për të bërë një hap pas). Grupi do mblidhet, do diskutojë, është organ legjislativ i PD.

Cilido që mendon bën zgjedhjen e tij. Ajo është punë e tij. Demokratët kanë folur për këtë. Në 11 dhjetor. Në 6 mars. Kombinacionet Basha-Rama marrin fund. Ato janë antiligjore. Unë e thashë në mbledhje dhe e them dhe këtu, unë zgjodha anëtarësinë e Partisë. Anëtarësia i dha Bravës, Bashës më falni, atë që meritoi.

Nuk do të thotë se Enkelejdi është Grupi. Ai është kryetari i Grupit. Jemi në një proces dhe ai mund të qëndrojë kryetar. Nuk kam asnjë kundërshtim. Nuk kam asnjë dijeni por do kërkoj që të bëhet transparencë. Normalisht partia ka financa se kjo financohet nga shteti, por si është gjendja për këtë nuk kam dijeni. (Pyetet për rikonstruksionin e PD).

Pyeteni zotin Basha përse nuk mori pjesë në mbledhje. Ai është anëtar dhe nuk përjashtohet”, u shpreh ish-kryeministri, dhe ai po ashtu u nis drejt Kuvendit. Në orën 10.00 është parashikuar të nisë seanca plenare.

Zjarr Tv Ad