Zbulohet një tjetër detaj në “dorën” e SPAK-ut, Zoto dhe Bllako shkuan në Torino bashkë për të parë ndeshjen e Champions Leagues

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë publikuar të tjera të dhëna që konfirmojnë se Klodian Zotos dhe Alqi Bllako kanë kryer udhëtime jashtë Shqipërisë.

Bllako ka udhëtuar në drejtim të Italisë me Klodian Zoton, biznesmenin emri i të cilit gjendet në kontratat koncensionare të tre inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Udhëtimet janë bërë në vitin 2019: Konkretisht me 16.4.2019 Alqi Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos së bashku me Klodian Zoton për t’u kthyer një ditë më pas, po së bashku, nga Roma në Rinas. Ata kanë udhëtuar drejt Italisë, për të parë ndeshjen e Champion Leagues mes Juventusit dhe Ajaxit më datën 16 prill 2019.

Kjo provë e cila gjendet dhe në dosjet e SPAK-ut , tregon se Alqi Bllako ish-deputeti socialist ka pasur lidhje të ngushta me njerëzit e aferës inceneratorëve.

Zjarr Tv Ad